Pas Ambasadës së Britanisë së Madhe ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett, për emërimin e Naser Shalës në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës.
Pas Ambasadës së Britanisë së Madhe ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, për emërimin e Naser Shalës në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës.
Ai thotë se duke u emëruar Naser Shala, deputetët e Kosovës treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin se sa të drejtat e pronës së qytetarëve, transmeton Gazeta Express.
“Pajtohem me Ambasadën Britanike në Kosovë. Thellë i dëshpëruar me refuzimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të emëruar drejtues profesional në krye të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës. Deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin më shumë se të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ambasadori Philip Konsett në faqen e tij zyrtare në Twitter.
Ndaj emërimit të Naser Shalës në krye të Agjencisë për Verifikimin e Pronës ka reaguar së pari Ambasada britanike, e cila konsideron se Kuvendi zgjodhi kandidatin që nuk plotësonte kriteret.
“Kuvendi kishte anuluar procesin e parë. Në të dytin nga procesi i rekrutimit, doli në mënyrë transparente dhe meritore, vetëm një kandidat që plotësonte kriteret e nevojshme. Raportet e rekrutimit, të bëra nga partneri i implementimit të projektit u shpërndanë me të gjithë shefat e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Fatkeqësisht, javën e kaluar Kuvendi dështoi të zgjedhë të vetmin kandidat që plotësonte kriteret dhe në vend të kësaj emëroi kandidatin që nuk ishte i përshtatshëm sipas vlerësimeve profesionale”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.
“Kjo është qartazi shkelje e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Ambasadës së Britanisë dhe Kuvendit të Kosovës. Është e drejtë e posaçme e institucioneve të Kosovës që të emërojnë kandidatë të përshtatshëm nga lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret”.
Si rezultat i këtij vendimi jo të drejtë ambasadori i Britanisë ka thënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të bordit të KPCVA-së. Letra e tij e dorëheqjes u është dorëzuar përfaqësuesve specialë të BE-së. Ai ka falënderuar drejtuesit e tanishëm dhe stafin e KPVCA-së për profesionalizimin dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të tij në krye të bordit dhe ju dëshiron atyre dhe organizatës çdo sukses në të ardhmen.