Haradinaj kërkon nga qytetarët të konsumojnë sa më shumë produkte vendore

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar një kompani të prodhimit dhe përpunimit të mishit në Gjilan.

Sipas tij,  suksesi i kësaj fabrike është arritur falë përcaktimit të fuqishëm për të punuar në Kosovë dhe për t’iu përshtatur nevojave të tregut.

Reklama e sponzorizuar

“U bëj thirrje qytetarëve që t’i konsumojnë sa më shumë produktet e Kosovës, sepse duke fuqizuar kompanitë vendore ne fuqizojmë ekonominë e vendit tonë!

Postimi i plotë:

Mbreslënës kapaciteti i prodhimit dhe përpunimit të mishit në fabrikën “Kalabria” në Gjilan.

Sot, isha dëshmitar i një angazhimi serioz të fabrikës Kalabria me pronar Xhelal Selimin, suksesi i të cilit është arritur falë përcaktimit të fuqishëm për të punuar në Kosovë dhe për t’iu përshtatur nevojave të tregut.

U bëj thirrje qytetarëve që t’i konsumojnë sa më shumë produktet e Kosovës, sepse duke fuqizuar kompanitë vendore ne fuqizojmë ekonominë e vendit tonë!
RH

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/haradinaj-thirrje-qytetareve-te-konsumojne-sa-me-shume-produkte-kosovare-632462/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright