Kryeministri, Ramush Haradinaj e sheh taksën për kalim në Rrugën e Kombit si një barrierë të shtuar në marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare. Ai tha në emisionin “Përballë” në RTSH se mendimin e tij, ia ka shprehur kryeministrit Edi Rama.
“Mendoj që është një logjikë e gabum. Shqipëria e ka treg Kosovën e ka konsumator si për detin ashtu edhe për punë të tjera do të thotë ti për me pru konsumatorin duhet me e josh. Si e josh? Për shembull me thonë Shqipëria që çdo makinë e Kosovës që hyn ja japim një bonus për një kafe dikund dhe kështu ti rrit frekuentimin, shton njerëzit, rrit klientelën. Më vjen keq që ka ndodh kjo me taksën, tarifën në Kalimash. Edhe ma keq kalojnë transportuesit, pagesa e skanerit që është shumë e shtrenjtë. Është e pashpjegueshme. I kemi fol, i kemi fol. Si nuk i kemi fol, por megjithatë. ne nuk mundemi tash me qit kushte Shqipërisë: po nuk e hoqe atë do të bëjmë këtë. Nuk bohet ashtu. Shpresoj që do të gjendet ndonjë zgjidhje, por zor është me imponu zgjidhje”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.