Një grup i inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës nuk janë lejuar të kryejnë detyrën e tyre në komunat serbe në territorin e Kosovës.
Gjatë rrugës për në Zubin Potok, ata kanë hasur në një grup të serbëve të cilët nuk i lejuan të kalojnë.
Rastin e kanë konfirmuar nga policia në Mitrovicën e Veriut, megjithëse nuk dhanë detaje më shumë.
Gazeta inFokus, mëson se inspektorët e ATK-së ishin të shoqëruar nga policia e Kosovës në një aksion kundër informalitetit./Gazeta inFokus/