Ish-ministri serb në Kosovë merr post të lartë në Qeverinë e Serbisë

Ministri serb i shkarkuar në Kosovë nga kryeministri Ramush Haradinaj, Nenad Rikallo, pa vonuar shumë është punësuar në Qeverinë e Serbisë.

Në Qeverinë serbe Rikallo është emëruar sekretar i shtetit në Ministrinë e Bujqësisë atje, shkruan B92.

Bëhet e ditur se këtë vendim, Qeveria e Serbisë e ka marrë më 27 shkurt.

Reklama e sponzorizuar

Nenad Rikallo (ish-ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës) është shkarkuar më 2 shkurt nga Qeveria e Kosovës.

E para që ka kërkuar shkarkimin e tij ka qenë PSD-ja, si kusht për votimin e buxhetit të vitit 2019. 

Ndërkaq, më 25 shkurt për pozitë është emëruar Dijana Ziviq. Ajo punon në Kuvendin e Kosovës, si këshilltare që nga viti 2015.