Parlamenti Europian ka votuar në favor të heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur raportuesja për Kosovën në PE, Tanja Fajon, e cila ka thënë se e inkurajon Këshillin Europian që të veprojë tani, njofton Klan Kosova.
“Shumica kanë votuar në të mirë të liberalizimit të vizave për Kosovën. I bëjmë thirrje Këshillit Europian të veprojë TANI”.









