Cilat janë profesionet e reja më të kërkuara në botën dixhitale dhe të Web-it? Cilat janë karakteristikat që i dallojnë këto profesione nga njëri-tjetri?
Këto pyetje, me shumë mundësi, janë në qendër të përditshmërisë për head hunter dhe drejtuesit e Burimeve Njerëzore, në kërkim të “talenteve” për t’i përfshirë në organikën për t’u përballur me sfidat e teknologjive të reja. Kësaj pyetje janë përpjekur t’i japin përgjigje ekspertë të Show Reel, një agjenci me seli në Milano, e specializuar në krijimin e përmbajtjes së markës.
Premisa që shoqëron punën e identifikimit të profileve më të lakmuara është si në vijim: kompanitë e mëdha po kuptojnë potencialin e “artistëve të botës dixhitale” në komunikimin me gjeneratat e reja, për të cilat argëtimi vërtitet rreth platformave të rrjeteve sociale dhe faqeve si Instagram, YouTube, Netflix.
Nëse vlera e një marke sot mund të zhvillohet nëpërmjet aktivitetit të engagement dhe storytelling, pas protagonistëve të Web (influencer dhe youtuber në krye) duhet të veprojnë figura profesionale, me aftësi të ndryshme, në gjendje që të organizojnë dhe menaxhojnë kanalet e komunikimit dhe gjuhët e nevojshme për ndërtimin e një vlere të shtuar për kompanitë.
Ja pesë profesionet e identifikuara nga Show Reel
1)Profesionisti që koordinon dhe menaxhon platformën me përmbajtjen e markës dhe kujdeset për anën editoriale, formatin përkatës dhe target-grupit së cilit i drejtohet është content strategist. Roli i tij është përmirësimi në maksimum i planifikimit në mënyrë që të lehtësojë sa më shumë të jetë e mundur përdorimin nga ana e përdoruesve dhe nxitjen e një reagimin (engagement) të këtyre të fundit. Angazhimi i tij përfshin të gjithë fazat e jetës së projektit të komunikimit, nga përkufizimi te vlerësimi i ecurisë së tij.
2)Detyra e autorit, nga ana tjetër është më krijuese dhe lidhet më specifikisht me shkrimin e një historie rreth markës, në mënyrë që ta bëjë protagoniste, të besueshme dhe të bukur në platformë, duke respektuar gjuhën dhe parimet për ta bërë atë të rëndësishme për target-in / objektivin.
3)Më komplekse, të paktën në pamje të parë, është angazhimi i influencer strategist, një person i ngarkuar që të drejtojë kompaninë në vlerësimin efikas të përfshirjes së mundshme të atyre që “drejtojnë” Web (pikërisht influencer) dhe në përzgjedhjen e profileve që janë më në linjë me vlerat e markës. Detyra e tij është të studiojë dhe të propozojë mekanizmat e engagement dhe propozimet editoriale, në bazë të objektivave të parashikuar për ndërtimin e vlerës në afat të gjatë.
4)Digital analyst, një ndër profesionet më të lakmuara në portalet e job recruitment, është një figurë kyçe, e ngarkuar në ndërtimin e strategjisë së komunikimit. Puna e tij është të studiojë dhe të përkthejë në linja drejtimi për grupin e punës insight dhe analytics që lidhen me kanalet e ndryshme të sjelljes së përdoruesve, të rrisë besnikërinë online dhe trafikun hyrës.
5)Figura e fundit “dixhitale” për të cilën shumë kompani shumë shpejt mund të kenë nevojë është community manager, përgjegjësia e të cilit është të dëgjojë dhe të analizojë feedback-un e klientëve që ndjekin faqen apo që janë të regjistruar në një kanal zyrtar të markës. Është i ashtuquajturi “front desk” dixhital i kompanisë, ai vepron drejtpërdrejt me përdoruesit. Community menager është ai që njeh më shumë se të tjerët dhe mund të parashikojë reagimet dhe sjelljet e caktuara të një komuniteti dhe duhet të ketë aftësitë e nevojshme për t’u përballur me kriza të mundshme.
Burimi: Il Sole 24 Ore