Ligji i Prokurimit duhet të ndryshohet, ngase me të po shkelen të drejtat e punëtorëve.
Sipas këtij ligji, tenderi duhet t’i jepet operatorit ekonomik me çmimin me të ulët, dhe kjo sipas kryeinspektorit Bastri Ibrahimi, po ndikon që punëtorëve të sigurimit si dhe pastruesve të objekteve shtetërore t’u shkelen të drejtat.
Sipas tij, kjo çështje duhet të rregullohet dhe të mos jetë ky kriter fare
Edhe organizata Demokraci Plus ka bërë një hulumtim në lidhje me këtë çështje. Agon Hysaj nga kjo organizatë ka thënë se kanë kuptuar se autoritetet kontraktuese nuk i parashikojnë siç duhet të drejtat e punëtorëve.
Disa punëtorë, të cilët punojnë si sigurim, nuk kanë dashur të flasin para kamerës, por kanë pranuar se punojnë deri në 16 orë në ditë. Por, kryetari i OSHP-së, Blerim Dina, ka thënë se Ligji i Prokurimit është ndër më të mirët në Evropë, por varet se si e interpretojnë operatorët kontraktues.