Sa do të jenë tarifat e roamingut Kosovë-Shqipëri

Nga 1 korriku i këtij viti, shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës do të fillojnë të flasin në celular me tarifa më të lira roamingu, kur ndodhen në shtetet e njëri-tjetrit dhe duke filluar nga korriku i vitit 2020 ose 2021 tarifat do të jenë njësoj si në shtëpi. Nga kjo pritet të përfitojnë sidomos shtetasit nga Kosova, që janë përdorues të mëdhenj të internetit kur vijnë në Shqipëri, ndërsa humbjet e operatorëve celularë në Shqipëri llogariten në rreth 150 mijë euro në vit.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka nxjerrë për konsultim dokumentin publik për rregullimin e Tarifave të Shërbimeve Roaming Ndërkombëtar Shqipëri-Kosovë.

Dokumenti është hartuar pasi më datë 26.11.2018 në mbledhjen e përbashkët të Qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, ministritë përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike të dy vendeve nënshkruan “Marrëveshje për heqjen e cmimeve të shërbimeve roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”.   Ministritë përgjegjëse ranë dakord që zbatimi i regjimit të ri të fillojë gradualisht nga 15 Qershor 2019, sipas një plani dhe afateve të rëna dakort ndërmjet rregullatorëve.

Reklama e sponzorizuar

Në lidhje me bazën ligjore të rregullimit të tarifave roaming marreshja parashikon që brenda datës 30 Mars të dy vendet të kenë marra masa për miratim të cdo ndryshimi ligjor për komunikimet elektronike që të mundësojë zbatimin e marrveshjes nga rregullatorët e dy vendeve (AKEP për Shqipërinë dhe ARKEP për Kosovën).

Me qëllim fillimin e zbatimit të marrveshjes AKEP ka bashkëpunuar me ARKEP për përgatitjen e këtij dokumenti si dhe kanë zhvilluar takime bilaterale dhe me operatorët celularë, përfshirë një takim të përbashkët midis Rregullatorëve dhe operatorëve celularë të dy vendeve, të zhvilluar në Prishtinë më datë 21.01.2019.

Trafik i lartë i përdorimit të interneti nga shtetasit e Kosovës në Shqipëri

Të dhënat tregojnë për një rritje shumë të madhe të përdorimit të roamingut nga qytetarët e Kosovës në Shqipëri, sidomos për të dhëna (Internet). Ndërsa përdorimi i minutave në roamingun midis dy vendeve është i balancuar, përdorimi i SMS-eve dhe të dhënave ka ndryshime të mëdha. Në vitin 2017 qytetarët e Kosovës përdorën 3 herë më shumë SMS dhe 31 herë më shumë data (internet) gjatë roamigut në Shqipëri se sa qytetarët Shqiptarë gjatë roamingut në Kosovë. Ne vitet 2017- 2018 sasia e te dhenave te perdorur nga Kosova ne roaming ne Shqiperi ishte i qndrueshem ne rreth 80 mije GB, ndersa sasia e te dhenave te perdorur nga pajtimtaret celulare te Shqiperise ne roaming ne Kosove u rrit me 22%, por perseri ky nivel eshte 25 here me i ulet se roamingu i perdoruesve te Kosove ne Shqiperi. Ne vitin 2018 perdoruesit celulare te Shqiperise perdoren 1.2 milion minuta, 6 milon SMS dhe 5 mije GB internet roaming ne Kosove.  Ndersa ne vitin 2018 perdoruesit celulare te Kosoves perdoren 1.7 milion minuta, 13.6 milon SMS dhe 82 mije GB internet roaming ne Shqiperi.