Bank Botërore, në rapotin e fundit, ka alarmuar rreth investimeve të diasporës në Kosovë. Rreth 85 për qind e investimeve nga diaspora shkojnë në paluajtshmëri, kryesisht në blerjen e banesave, përcjell Buletini Ekonomik.
Ndërkaq, është një përqindje shumë e ulët e investimeve që përfundojnë në sektorë zhvillimor.
“Remitancat dhe hyrjet e IHD-ve vazhdojnë të financojnë DALLRR-në, edhe pse hyrjet neto të IHD-ve u ulën me 10.5 për qind në vitin 2018. Shumica e IHD-ve (85.8 për qind) vazhdojnë të jenë në pasuri të paluajtshme, të nxitura nga investimet e anëtarëve të diasporës në Zvicër dhe Gjermani”, thuhet në raport.
Kjo njëherit është edhe njëra nga arsyet që nuk ka pasur rritje të punësimit për vitin 2018. /Buletini Ekonomik/