Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se në kuadër të strukturës së IHD-ve, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 57.8 milionë euro dhe shënoj rritje prej 68.8 përqind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerë prej 4.1 milionë euro që është përgjysmë më pak krahasuar me TM4 2017.
“Niveli më i lartë i IHD-ve u shënua në sektorin e patundshmërisë (40.7 milionë euro), mirëpo krahasuar me TM4 2017 kishte rënie për 9.0 përqind”, thuhet në raportin e BQK-së.
Sektori i dytë për nga rëndësia ishte ai i shërbimeve financiare ku niveli i IHD-ve ishte 19.5 milionë euro apo 1.1 përqind më shumë krahasuar me TM4 2017.
“Sa i përket origjinës së IHD-ve, Gjermania paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD në TM4 2018 (20.8 milionë euro), pasuar nga Zvicra me 18.8 milionë euro, Shqipëria me 10.7 milionë euro, etj”, thuhet në raportin e BQK-së.