Ministrja gjermane e Mjedisit deklaroi sot se qeveria do të konsiderojë futjen e taksës për thëngjillin si pjesë e planit kombëtar për të luftuar ndryshimet klimatike.
Duke folur për media pas mbledhjes së parë të veçantë të “kabinetit për klimën”, Svenja Schulze, tha se ministrat në qeverinë gjermane në muajt e ardhshëm do të paraqesin propozimet për reduktimin e emetimeve të gazeve serë në sektorët e ujit, raporton AP.
Ajo, gjithashtu, tregoi hapur për një lloj të tatimit mbi thëngjillin dhe vuri në dukje se disa vende të tjera kanë futur tashmë masa të tilla për të dekurajuar djegien e lëndëve fosile që promovojnë ngrohjen globale.
Duke folur për taksën mbi thëngjillin, ministrja gjermane theksoi se “ka shumë modele të ndryshme që do të diskutohen”. Ministria gjermane e Transportit kundërshton objektivat specifike të “kabinetit për klimën”, por Schultze këmbëngul se “të gjithë duhet të marrin pjesën e vet të përgjegjësisë”.