Teknologji elektrike, mekanike, salduese dhe operim i makinave të rënda janë vetëm disa nga trajnimet për profesionet e veçanta, të cilat po organizohen nga Qendra e Trajnimit, e cila funksionon në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Drejtori dhe njëkohësisht ekzaminuesi i kësaj qendre, Safet Imeri, thotë se nëpërmjet këtyre organizimeve shumë punëtorë mund të marrin trajnime profesionale dhe të licencuara ndërkombëtarisht.
Përmes kësaj qendre, kandidatët mund të kualifikohen për siguri më të madhe gjatë punës në kompanitë ku punojnë, raporton KTV.
Ata që po ndjekin këto trajnime thonë se përmes këtyre trajnimeve kanë arritur të marrin shumë informacione dhe të profilizohen në kryerjen e punës që e kanë zgjedhur.
Kjo qendër ka nisur punën në maj të vitit 2005.
Ndërtimi i kësaj qendre dhe pajisja e zyrave, laboratorëve dhe punëtorive është financuar nga KEK-u dhe Agjencia Evropian për Rindërtim.