Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell në një konferencë për media bashkë me kryesuesin e Këshillit Prokurorial ka thënë se Kosova sfidohet nga krimi i organizuar.
“Projektet në përgjithësi që i kemi, ne i kemi ofruar mbështetje në rekrutim edhe përzgjedhjes së prokurorëve të rinj. Është shumë e rëndësishme për qytetarët të besojnë që prokurorët e tyre që kanë një përgjegjësi shumë të rëndësishme të zgjidhen në bazë të meritës. Të kemi njerëz shumë të kualifikuar duke mos pasur ndikim politik nga jashtë”, ka thënë O’Connell, raporton KTV.