Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë paqësore pranë objektit të Prokurorisë së Shtetit për ditën e premte, 26 prill.
Kryeprokurorin Aleksandër Lumezi, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e ka quajtur lepur,“Ky lepur, nuk e ka vendin në rrugën me emrin Luan (Haradinaj)” ka thënë Kurti, duke shtuar se deri tani, asnjë herë nuk ka qenë më i kapur shteti, raporton KTV.
Sipas kryetarit të LVV, asnjë ministër i qeverisë nuk i frigohet Lumezit, e ky i fundit druhet prej cilitdo prej tyre.
“Nuk mund të ketë luftë të korrupsionit, gjyqësor të drejtë, me kryeprokuror Aleksandër Lepurin”.