Blerim Devolli ia zgjatë jetën Telekomit deri më 15 qershor

Telekomi dhe Z-Mobile kanë arritur një marrëveshje që të shtyhet afati për pagesën e borxhit prej 25 milionë e 900 mijë eurove.

Gazeta inFokus ka mësuar se afati i fundit që Telekomi duhet të paguaj Devollëve 25 milionë e 900 mijë euro është 15 qershori.

Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në një prononcim për Gazetën inFokus ka treguar se është gjetur një zgjidhje ndërmjet Z-Mobile dhe Telekomit për të shtyrë afatin e pageses.

Reklama e sponzorizuar

“Po është gjetur një zgjidhje ndërmjet Z-Mobile dhe Telekomit për të shtyrë afatin deri në një zgjidhje permanente që nuk e ngarkon Telekomin”, ka thënë Lluka për Gazeten inFokus.

Kjo marrëveshje është bërë pak minuta më parë në një takim në mes Menaxhmentit të Telekomit, Z-Mobile dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Javën e kaluar, ZMobile i kishte dhënë ultimatum Telekomit që borxhi të kryhej deri nesër.