Dënimet qesharake për gurthyesit në Kosovë (Dokument)

Gurthyesit që operojnë në gjithë Kosovën gjatë aktiviteteve të tyre, në raste të ndryshme kanë hasur në kundërshtim të banorëve përreth zonave të operimit. E, disa gurore ka raste që veprojnë jashtë dispozitave, ku si pasojë edhe organet e drejtësisë janë marrë me to, duke shqiptuar gjoba e pezulluar aktivitetin.

Për këtë, guroret inspektohen sipas planit të punës të MMPH-së dhe ankesave ndaj tyre, ku ndaj çdo gurore, e cila nuk i përmbahet kushteve sipas pëlqimit mjedisor merren masa duke proceduar në gjykatë, raporton Ndertimi.info.

Gjatë vitit të kaluar gjykatat e vendit kanë shqiptuar dy gjoba në vlerë nga 1 mijë euro, për guroret që nuk kanë respektuar dispozitat si dhe kanë pezulluar aktivitetin e një gurore.

Ndërtimi.info sjell vendimet e gjykatave për tre vjetet e fundit për guroret që kanë operuara jashtë pëlqimeve mjedisore, në bazë të të dhënave të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Reklama e sponzorizuar