Krasniqi: Opozita synon të sjellë mjegull me qëllim për Telekomin

Sipas Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, opozita s’po ka tema për të mbajtur veten aktive dhe po e paraqet me qëllim Telekomin në rrezik falimentimi.

Në seancën e jashtëzakonshme për Telekomin, e thirrur nga VV-ja e LDK-ja, Krasniqi ka thënë se është një komision hetimor që po merret me çështjen e Telekomit dhe se opozita e ka thirrur seancën vetëm për të sjellë mjegull me qëllim.