Sipas një hulumtimi nga instituti “GAP” dhe Instituti për Studime Juridike dhe Politike, kosovarët shpenzojnë më së shumti në Evropë për të aplikuar për viza, me 5 milionë euro mesatarisht brenda një viti.
Për gjashtë vitet e hulumtuara, prej vitit 2010 deri në vitin 2016, kosovarët kanë shpenzuar rreth 30 milionë euro për viza.
Raporti thotë se për tri vite, 217.862 kosovarë kanë aplikuar për vizë “Schengen”: 82.405 në vitin 2010, 67.901 në vitin 2011 dhe 67.556 në vitin 2012.
Mbi 17 për qind e aplikantëve për viza refuzohen nga shtetet e zonës “Schengen”.
Vetëm për këto tri vite, kosovarët kanë shpenzuar rreth 15 milionë euro. Prandaj, nëse ka vazhduar i njëjti trend, edhe në tri vitet pasuese, del se vetëm për gjashtë vjet kosovarët kanë shpenzuar rreth 30 milionë euro për viza. /Buletini Ekonomik/