Rusia fajëson BE-në dhe SHBA-në për “pushtimin policor të veriut”

“Provokimet e kosovarëve kundër serbëve që jetojnë në Kosovë janë pasojë direkte e ndihmës së Bashkimit Evropian dhe SHBA-së ndaj tyre për vite me radhë”.

Kështu ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova, siç raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.

Ky koment erdhi pas aksionit policor në pjesën veriore të vendit, e për të cilin mediumi rus thotë se “pati eskalim të situatës si pasojë e pushtimit nga forcat speciale shqiptare të Kosovës në rajonet veriore të Kosovës të banuara me serbë në mëngjesin e 28 majit dhe u arrestuan 13 serbë lokalë”, transmeton Koha.net.

Reklama e sponzorizuar

“Është krejtësisht e qartë se sjellja e këtillë provokuese e kosovarëve është direkt e lidhur me faktin se BE-ja dhe SHBA-ja i kanë ndihmuar ata për vite me radhë”, ka thënë diplomatja ruse. “Politikanët kosovarë veçse janë mësuar të shpëtojnë nga të gjitha provokimet”.

Zakharova tha se ky veprim “ka për qëllim të ngjallë frikë ndaj popullatës jo-shqiptare” dhe “të marrin nën kontroll ato zona me forcë”, raporton AP.

Ajo deklaroi po ashtu se “incidenti” hedh poshtë progresin e arritur në pajtimin mes Serbisë dhe Kosovës dhe i ka bërë thirrje “patronëve të huaj të frenojnë radikalët kosovarë e shqiptarë”. 12:36