1 Maji, Dita e Punëtorëve, i gjen 450 punëtorë të ish-ndërmarrjes “Ramiz Sadiku” pa status të zgjidhur. Ata mbeten jashtë listave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për marrjen e 20 për qindshit.
Sipas raportit të KDI-së, “Të drejtat e punëtorëve mbeten në letër”, këta punëtorë nuk kanë qenë të informuar për procesin e privatizimit të ndërmarrjes, me çka edhe nuk kanë aplikuar për ta realizuar të drejtën e tyre në 20 për qindsh.
“Rasti tjetër është ai i ndërmarrjes shoqërore Ramiz Sadiku e cila është privatizuar nga ish Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit AKM, ndërsa pas privatizimit të kësaj ndërmarrje, një pjesë e punëtorëve mbeti jashtë listës së pagesave të 20%”, thuhet në raport.
Sipas palëve të paraqitura tek KDI, punëtorët pretendojnë se janë një grup prej 450 personash të cilët ju është mohuar e drejta për 20%.
Së bashku me grupin e punëtorëve përgjatë vitit 2018 janë organizuar tri protesta në kërkim të hetimit për
humbjen e 20% nga këta 450 punëtorë. Protestat u realizuan tek AKP (Agjencioni Kosovar i Privatizimit) dhe tekProkuroria e Shtetit”.
Në takimet në mes udhëheqësve të grupit të punëtorëve dhe zyrtarëve të AKP por edhe të Prokurorisë së Shtetit,
çdo herë i’u është premtuar që do të merren masat dhe do të hetohet çështja e tyre.
Por në realitet ish-punëtorët
e Ramiz Sadikut vazhdojnë të mos përfitojnë 20% dhe hetimet për lëndën e tyre vazhdojnë të mos zhvillohen. /Buletini Ekonomik/