Zeka: Blerim Devolli duhet të dënohet me 400 milionë euro për falsifikim

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka në komisionin hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala ka thënë se ata që kanë nënshkruar marrëveshjen e Telekomit dhe Z-Mobile duhet të përfundojnë në burg.

“Unë se shoh dramatike as situatë e rënde sosht aty edhe me e mbyll krejt, sepse sindikata e PTK-së, është dashtë me reagu kryetarët kur është nënshkru kontrata, nuk ka pas reagime. Me qenë unë kryeministër ia kisha ngjit drynin nesër, kurrfar krimi nuk ka bo Blerim Devolli krim kanë boa ta që ia kanë dhanë çelësin Blerim Devollit”, tha Zeka.

Sipas tij, Blerim Devolli duhet të dënohet me 400 milionë euro për falsifikim.

Reklama e sponzorizuar

“A ska shtet që mundet me e dënu Blerim Devollin 400 milionë euro për falsifikime për anekse për kontrata që e kanë nënshkru këtë marrëveshje duke fillu prej Adnan Mervocit e deri te Shyqyri Haxha që ia kisha dhanë ka 40 vite burg e kur ishin hi ata në qeli kishin kallxu kush iu ka thanë prej politikanëve me e nënshkru atë marrëveshje sepse dikush iu ka thanë me e nënshkru atë marrëveshje”, tha Zeka.