Në vitet e fundit, ka ekzistuar një ‘status-quo’ sa i përket madhësisë së bankave në Kosovë. Renditja e bankave ka ndryshuar fare pak. Dy banka kanë dominuar pozitat 1 dhe 2, Raiffeisen Bank dhe ProCredit Bank.
Sidoqoft, bazuar në analizat e Buletinit Ekonimik, në fillim të këtij viti ka ndodhur ndryshimi i parë i madhë.
Bazuar në të dhënat e raportuara nga bankat për Tremujorin e 1-rë të 2019, nëse i krahasojmë depozitat e klientëve, për herë të parë NLB Bank ka kaluar ProCredit Bank si banka e 2-të më e madhe në Kosovë. Raiffeisen Bank vazhdon të jetë banka më e madhe.
Shih mëposhtë renditjen e bankave:
Në bazë të burimeve në sektorin bankar, arsye e rënies së depozitave në ProCredit Bank, në krahasim me bankat e tjera, është edhe politika e re e çmimeve tek kjo e fundit.
Nëse e analizojmë portfolion e kredive ndaj klientëve, ProCredit akoma qëndron në pozitë të 2-të, por me një diferencë shumë të vogël ndaj NLB Bank. Bazuar në trendet e rritjes në 4 tremujorët e fundit, të analizuara nga Buletini Ekonomik, deri në fund të TM2, NLB do ta tejkaloj ProCredit Bank edhe me portfolio të kredive ndaj klientëve.
Nëse e shikojmë fitimin neto të bankave, shohim se të gjitha bankat në Kosovë kanë realizuar performancë pozitive, përveq IS Bank. Kjo e fundit ka përfunduar TM1 me performancë negative.
Siç shihet nga grafikoni i mëposhtëm, NLB Bank prin si banka me fitimin më të lart, pasuar nga ProCredit Bank, dhe TEB Bank. Raiffeisen Bank, si banka më e madhe në vend, zë vendin e 4-të për nga fitimi neto në TM1.
Interesante është të analizojmë se cila bankë përfiton më së shumti nga tarifat e pagesave dhe komisionet. Këtu shihet se Raiffeisen Bank kalon në vendin e 2-të pas ProCredit Bank. NLB dhe TEB Bank kanë fituar përafërsisht njësoj nga tarifat dhe komisonet në TM1.
/Buletini Ekonomik/