Pyetje të ndryshme po i bëhen Blerim Devollit nga deputetët që po hetojnë gjendjen e Telekomit dhe Valës. Anëtari i Komisionit, Armend Zemaj, ia lexoi Blerim Devollit disa emra në mesin e tyre edhe të presidentit Hashim Thaçi, ku e pyeti se cili prej tyre i ka ndihmuar ta fitojë tenderin në Telekom.
“Asnjëri nga ta s’më ka ndihmu me fitu tenderin”, tha Devolli. Duke mohuar se presidenti Hashim Thaçi i ka ndihmuar rreth tenderit.
I pyetur se a i ka ndihmu me tender Adrian Shatri, Devolli tha se ai ka qenë aksionar dhe ia ka blerë aksionet.
“Ka qenë aksionar në fillim, ia kemi blerë aksionet, jemi largu mandej”, tha ai.
Më pas Devolli tha se Z-Mobile asnjëherë se ka vonuar asnjë pagesë, ndërsa, sipas tij, Vala nuk i ka kryer me kohë pagesat.