Blerim Devolli do të dëshmojë në Parlament për Z- Mobile

Shefi i Z-Mobile, Blerim Devolli do të jap llogari nesër për herë të parë, për kontratën që e qoi në prag të falimentimit kompaninë publike, Telekom. Gazeta Express e ka konfirmuar se Devolli është ftuar nesër që të raportojë para deputetëve, edhe pse ky i fundit fillimisht nuk pranoi që të paraqitet.

Në vazhdën e raportimeve para komisionit hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala do të jap llogari edhe kontribuesi më i madh që e qoi kompaninë publike drejt falimentimit, biznesmeni Blerim Devolli.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli.

Reklama e sponzorizuar

“Po mund të konfirmoj se për nesër komisioni hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala ka ftuar në raportim Blerim Devollin. Mbledhja e komisionit dhe intervistimi pritet të fillojë nga ora 10:00”, deklaroi Avdyli.

Express nga burime mirë të inforumuara merr vesh se Devolli fillimisht ka kundërshtuan raportimin para deputetëve, derisa iu bë e ditur se një gjë e tillë është e detyrueshme. Rrjedhimisht, u vendos që komisioni të mos e ndërrojë datën e intervistimit dhe Devolli të raportojë nesër.

“Nesër në komisionin hetimor është i ftuar si dëshmitar blerim Devolli. Fillimish nuk ka pranuar mandej i është thënë se e ka detyrim. Mandej është caktuar për nesër e premte. Komisioni ka vendosur mos ta shty më datën e intervistimit”, ka bërë të ditur ky burim.

Në vazhdën e intervistimeve për gjendjen në PTK dhe Vala kanë raportuar disa persona, derisa pritet që të raportojnë edhe krerët e shtetit.

Momentalisht, derisa kontrata në mes të Telekomit e Dardafonit po shkon drejt fundit, nga Z’Mobile kanë shantazhuar me kthim të borxhit prej 26 milionë euro, apo dërgim te përmbaruesi.