Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka mbajtur konferencë për media ku ka lajmëruar dorëheqjen e tij nga posti i ministrit. Beqaj ka folur pas lirimit nga detyra që bëri dje kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Beqaj ka thënë se sot në mëngjes ka paraqitur dorëheqjen e tij te kryeministri Ramush Haradinaj.
Beqaj u lirua dje nga detyra nga Veseli, i cili tha se po liron nga detyra të gjithë të emëruarit politikë nga kjo parti, të cilët kanë aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion ose nepotizëm, raporton KTV.
Në rastin tim jam i bindur se aktakuzat janë të pabazuara në fakte dhe argumente dhe drejtësia do ta vërtetojë pafajësinë time. Vepra për të cilën akuzohem nuk ka asnjë vepër të korrupsionit. Për detaje do të flasim në Gjykatë dhe ju ftoj ta përcillni këtë proces”, ka thënë Beqaj.