Kompania e familjes së Sylejman Selimit fiton tender milionësh

Ministria e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Pal Lekaj i AAK-së, ka bërë vlerësimin e ofertave të kompanive që garuan për zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë.

Ne mesin e kompanive që është rekomanduar për kontratë ndodhet edhe kompania e familjes së Sylejman Selimit.

Më  3 qershor Ministria e Infrastrukturës shpalli fituese firmën “Mirusha Company” që është në pronësi të familjes se Selimit u shpallë fituese e në një tenderi milionësh.

Reklama e sponzorizuar

Të shtunën, Ministria e Infrastrukturës ka bërë hapjen e ofertave për tenderin “Zgjerimi i rrugës nacionale N 9.1, segmenti Dollc-Gjakovë , L=31.00 ”. Po atë ditë, kompanitë janë njoftuar lidhur më vendimin e Komisionit të ministrisë për këtë tender, i cili ka qenë i ndarë në tri lote.

Sipas dokumenteve që i ka parë lajmi.net, për lot 1 është shpallur fitues kompania “Kag Asfalt” nga Prizreni me çmim 8,590, 949.83 euro.

Për lot 2 janë shpallur fitues kompanitë në konsorcium “Mirusha & Geci & Rahovica” me çmim prej  6,99, 494.05 euro, me lider kompaninë “Mirusha Company”.

Për lot 3 është shpallur fitues “Lika Trade” nga Deçani me çmim 5, 434, 111.44 euro.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës –ARBK, “Mirusha Company”, figuron në pronësi të tre vëllezërve të Sylejman Selimit, në emrin e Selman, Fidan dhe Mentor Selimi. Të gjithë vëllezërit e ish-komandantit të UÇK-së kanë shtëpitë dhe banesat e veta, ndërsa shtëpinë e përbashkët, bashkë me Sylejman Selimin e kanë në Açarevë të Skenderajt.

Ndërkohë, ky tender është në fazën ku Ministria po i njofton kompanitë tjera me arsyeje e eliminimit nga gara, për t’u hapë rrugë pastaj edhe mundësisë së ankimit të tyre nëse ndonjëra mendon që i është shkalur ligji gjatë vlerësimit te tenderit.