Mashtrimet me avance në MPJ

Shpenzimet e realizuara gjatë vitit 2018 nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme, përmes kredit kartelave në vlerë 67,959 euro, nuk janë arsyetuar sipas kërkesave të Auditorit. Për me tepër, në disa raste Auditori gjeti se kartelat e ministrisë u përdoren nga zyrtarët për qëllime personale, përcjell Buletini Ekonomik.

“Ne kemi identifikuar një rast ku avanci për udhëtim zyrtar në vlerë 6,000 euro, i tërhequr në fund të vitit 2017, nuk ishte arsyetuar fare. Ky avanc nuk ishte paraqitur në PFV 2018”, konstaton Auditori. Veç kësaj, në një rast tjetër,  5,600 euro tjera, në pamundësi të arsyetimit të shpenzimeve, janë kthyer para të gatshme nga shfrytëzuesi i kredit kartelës.

Vetëm pas pranimit të draftraportit të auditimit, janë mbyllur/arsyetuar shpenzimet me kredit kartela në vlerë 39,087 euro. “Gjithashtu, edhe mjetet nga avanci i vitit 2017prej 6,000€ janë kthyer, dhe të njëjtat janë në procedurë të regjistrimit në Thesar”, thotë Auditori

Reklama e sponzorizuar

Mos arsyetimi i shpenzimeve të udhëtimeve dhe mos-mbyllja e avanseve, sipas Auditorit, rritë rrezikun që paratë publike të jenë përdorur në kundërshtim me qëllimet e synuara dhe me rregullat e aplikueshme. /Buletini Ekonomik/