Kujtim Gashi është edhe ministër i Sportit, por kjo nuk do të thotë që ai të shkojë në të gjitha manifestimet ndërkombëtare sportive në të cilat marrin pjesë sportistët e Kosovës.
Aq më pak që me vete t’i marrë pothuaj të gjithë anëtarët e Kabinetit të vet.
Por për këtë askush nga qeveritarët nuk brengoset: Rrofshin paratë e popullit se buxheti mund të mbushet përsëri, raporton Koha.net.
Prandaj, “urra” në spektakle që sjellin udhëtime turistike dhe mëditje.
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi është duke qëndruar në Mink për Lojërat sportive Evropiane.
Ministri me vete ka marrë këshilltarin e tij për sport, Daut Thaçin këshilltarin tjetër për politikë, Samir Hoxha e sekretarin e Ministrisë Veton Firzi.