Pretendimet për rritje të pagës minimale pa i përfshi rritjen e pensioneve të veteranëve ka alarmuar këtë të fundit. Veteranët duke paralajmëruar protestë 48 orë pas marrjes së këtij vendimi, thonë se një vendim i tillë është shumë rrezik për stabilitetin e Qeverisë.
Ndërkaq, iniciativën e kryeparlamentarit Veseli për formim të një komisioni hetimor për veteranët e rrejshëm, e shohin si të parëndësishme dhe se nuk mund t’i besojnë një komisioni të tillë.
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati në një intervistë për KosovaPress thotë se pensionet e tyre duhet të rriten bashkë me pagën minimale dhe se ndryshimi i Ligjit të Veteranëve nuk vjen në shprehje.
Për iniciativën e kryeparlamentarit Veseli që të formohet një komision hetimor parlamentar i cili do të hetojë e pastrojë listat e veteranëve të UÇK-së, Gucati shprehet se kjo mund të jetë ndërhyrje në drejtësi.
Në lidhje me numrin e saktë të veteranëve, ai tha se janë rreth 39 mijë që marrin pensione, ndërsa numri i saktë i tyre sillet rreth 20 mijë.
Sipas tij, rritja e listave është bërë për shkak të përfitimeve të votave nga njerëz të politikës.Ndërkaq edhe këtë vit veteranët pritet të shkojnë në rehabilitim me financim të Qeverisë. Sipas Gucatit, ata kanë bërë kërkesë që rreth 1500 deri 1700 veteranë të shkojnë në deti.
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucat mes tjerash shprehu kritika ndaj dy krerëve të institucioneve, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli që në tubimin qendror të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës nuk e përmendën kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirim. /Express/