Tri biznese së bashku, dy prej të cilave të themeluara që nga viti 2004, kanë përfituar mijëra euro nga një konkurs i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, që kishte për qëllim mbështetjen e bizneseve Sturt-Up apo bizneseve të sapo krijuara, përcjell Buletini Ekonomik.
Konkursi ishte shpallur gjatë vitit 2018-të dhe u bëntë thirrje për aplikim vetëm bizneseve Sturt-Up.
“Nga mostrat e testuara për përfituesit nga thirrja për Start Up, kemi vërejtur se në tri raste, përfitues ishin bizneset ekzistuese aktive dy prej të cilave që nga vitet 2004 dhe 2005. Dy nga këta përfitues ishin përzgjedhur nga thirrja për Start Up edhe pse nuk i plotësonin kriteret sepse aplikacionet e tyre kishin të bënin me thirrjen për subvencionim të NVM dhe OJQ”, thuhet në raportin e Auditorit për Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, për vitin 2018.
Vlera totale e këtyre subvencioneve për këto tri biznese ishte 28,747 euro. Sipas Auditorit, kjo kishte ndodhur si rezultat i pakujdesisë së komisionit vlerësues, gjatë procesit të vlerësimit.
“Përkrahja financiare e bizneseve ekzistuese të cilat ushtrojnë veprimtarinë prej më shumë se një vit e deri në 15 vite, si përfitues të fondit Start Up, është në kundërshtim me kriteret dhe paraqet keqmenaxhim të fondeve, me efekt në mos arritjen e qëllimit për të cilin fondet janë planifikuar”, vlerëson Auditori. /Buletini Ekonomik/