Në qendër të qytetit të Pejës, sot ka filluar një aksion i prerjes së Drunjëve të vjetër prej më shumë se 5 dekada.
Ky veprim ka ngjallur reagim tek Arton Muhaxheri, anëtar i PDK-së, i cili ka kërkuar intervenim nga organet përgjegjëse komunale për ndërprerjen e këtij aktiviteti, që ai e ka quajtur “kriminal”.
“Organet përgjegjëse komunale me shpejtësi duhet të veprojnë për ta penguar demtimin e më tutjeshem të drunjëve në qender të qytetit, në të kundërten janë përgjegjës për krim ndaj natyres”, ka thënë ai.