Raporti i ASK-së: 21 mijë e 402 qytetarë e lëshuan Kosovën me 2018

Mbi 21 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën gjatë vitit 2018, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës “Popullsia e Kosovës 2018”, përcjell Buletini Ekonomik.

Komuna me më së shumti të larguar është Gjilani me 2 mijë e 278 qytetarë, e pasuar nga Suhareka me 1 mijë e 902 qytetarë dhe Rahoveci me 1 mijë e 609 persona që e lëshuan qytetin. /Buletini Ekonomik/