Sa ka ndryshuar GDP për kokë banori në Kosovë në 20

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, ka treguar ndryshimet e GDP-së për kokë banori në Kosovë, në 20-vjetorin e ditës së çlirimit.

Në një postim në rrjete sociale, ai ka treguar se Prodhimi i Brendshëm Bruto për kokë banori në vitet e 90-ta kishte rënë në rreth 500 euro, dhe ishte më pak se 250 euro në vitet 1998-99.

Sipas tij, niveli më i lartë i GDP-së për kokë banori në vitet e para luftës ishte në vitin 1981, në rreth 1700 euro (sipas vlerës së euros në 2003).

Reklama e sponzorizuar

Ai ka thënë se në vitet e para të pasluftës ekonomia e Kosovës tejkaloi nivelin më të lartë të standardit të jetës krahasuar me çdo periudhë të paraluftës.

Havolli ka bërë të ditur se GDP për kokë banori aktualisht në Kosovë është në rreth 3900 euro.