Në seancën e jashtëzakonshme për homologim të veturave, në emër të Nismës Socialdemokrate(NSD), Bilall Sherifi, duke përshkruar procedurat e arritjes së kontratës para dhjetë vjetëve për homolgim, tha se monopol privat është edhe KEDS-I në rrjetin energjetik.
Por, Sherifi përjashton mundësinë e monoplit të qëllimshëm në vitin 2008 për homologimin e veturave.
“Unë do të përpiqem të shpengoj jo se çka ka ndodhur para dhjetë vjetëve, sepse ajo tanimë dihet. Ka qenë një nismë e qeverisë së atëhershme, ku është kërkuar që sipas standardeve ndërkombëtare të bëhet dhe homologimi i veturave edhe në Kosovë. Si metodologji e kanë përzgjedhur atë rrugë të cilën kanë zgjedhur, pra bazuar në ligjet e atëhershme në fuqi dhe për mes një Udhëzimit administrativ është bërë shpallje publike dhe nuk është dhënë si monopol, por I është dhënë një kompanie, sepse nuk ka pasur tjetër që ka konkurruar. Por, a duhet të vazhdohet kontrata e tillë apo jo? Këtu u fol se jemi kundër monopolit si qendra të djathta, ndërsa kemi së paku një monopol privat që është KEDS-i”, theksoi Sherifi.
Në emër të PSD-së në debatin e jashtëzakonshëm për homologim, foli edhe deputetja Shipe Pantina, e cila tha se homologimi për automjetet që importohen nga Bashkimi Evropian nuk duhet të ekzistoj më.
Pantina duke kërkuar zgjedhjen problemit me homologim të automjeteve, tha se kuvendi duhet të fokusohet edhe në çështjen e kontrollit teknik të makinave, duke forcuar mekanizmat përkatës.