Edhe pse një vend jo-anëtar i Bashkimit Evropian, pozicioni i Shqipërisë në bregdetin Adriatik e ka lejuar atë të ketë avantazhe në energjinë e rinovueshme, njoftoi rrjeti i njohur informativ europian, Euronews.
”Për herë të parë që nga epoka viktoriane, Britania e Madhe po furnizohet me më shumë energji elektrike me zero ndotje të ambientit se sa me energji të prodhuar nga hidrokarburet. Rreth 18% vjen nga energjia bërthamore, 24% nga burimet e rinovueshme si era, dielli dhe hidrocentralet”, shkruan Euronews.
Listës së vendeve që kryesojnë dhe po bëjnë më të mirën për energjinë e rinovueshme, janë Norvegjia, e cila që nga vitet 1800 ka përdorur hidrocentralet.
Tani, 98% e energjisë së saj prodhohet nga burimet e rinovueshme.
Suedia është i vetmi vend i BE-së ku më shumë se 50% e energjisë vjen nga burimet e rinovueshme.
Ndërsa sa i përket Shqipërisë pothuajse 100% e energjisë së prodhuar në Shqipëri vjen nga burimet hidrike. Por, akademikët thonë se vendi përdor vetëm një të tretën e potencialit të saj për energjinë e pastër për shkak se vendndodhja e saj pranë brigjeve të detit siguron pozicionin ideal për të shfrytëzuar energjinë e erës dhe të mënjanojë varësinë nga importet.
Por Danimarka është liderja botërore e energjisë së erës. Ajo po ndërton aktualisht një park gjigant të energjisë eolike.