Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për vitin 2018.
Të dhënat nga tregtia e mallrave në Kosovë, në vitin 2018, tregojnë për një deficit tregtar në vlerë prej 2 979.5 milionë euro, ose shprehur në përqindje, deficiti tregtar është më i lartë për 11.6%, krahasuar me vitin 2017. Pra, edhe në këtë vit ishte bilanci negativ. Totali i eksporteve në këtë vit ishte 367.5 milionë euro, ndërsa totali i importeve ishte 3. 347.0 milionë euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 11.0%.
Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat kosovare gjatë viti 2018 me ato të vitit 2017, shifrat tregojnë se ka një rënie vjetore prej (-2.8%), ku tregon se Kosova vazhdon të ketë bilancin negativ tregtare.
Të dhënat e tregtisë së mallrave për importin e Kosovës, në vitin 2018, kanë shënuar një rritje vjetore rreth 9.8%, duke krahasuar me vitin paraprak 2017.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 110.8 milionë euro, ose rreth 30.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (-17.7%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermani (6.8%), Holanda (4.0%), Sllovenia (3.7%) dhe Britania e Madhe (2.7%).
Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 1 457.3 milionë euro, ose 43.5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11.1%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.8%), Italia (6.1%), Greqia (3.7%), Sllovenia (2.8%) dhe Polonia (2.6%).
Vendet e BE-së mbulojnë pjesën më të madhe të importeve të përgjithshme të Kosovës. Importet me pjesëmarrja më të lartë ishin te këta kapituj: lëndët djegëse minerale dhe vajrat minerale dhe produktet e destinimit të tyre, 246.7 milionë euro, ose rreth 16.9%; mjetet e transportit të ndryshëm, 236.6 milionë euro, ose rreth 16.2%, etj.
Ndërkaq, gjatë vitit 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 173.5 milionë euro, ose 47.2% të eksporteve të përgjithshme, ku kishte një rënie prej (-5.2%). Partnerë kryesorë për eksport në vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (18.6%), Maqedonia (11.9%), Serbia (9.1%) dhe Mali i Zi (5.3%).
.
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në vitin 2018, arritën në 853.5 milionë euro, ose 25.5% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-0.3%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (11.6%), Shqipëria (6.2%) dhe Maqedonia (5.1%).
Importet me pjesëmarrja më të lartë ishin te këta kapitujt: hekuri dhe çeliku, 162.3 milionë Euro, ose rreth 19.0%; lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e destinimit të tyre, 144.5 milionë Euro, ose rreth 16.9%, etj.
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 83.1 milionë euro, ose 22.6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport janë: India (9.9%) dhe Zvicra (7.8%).
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 1 036.1 milionë euro, ose 31.0%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.1%) dhe Kina (9.3%).









