Policia e Kosovës mbrëmë zhvilloi një aksion në nëntë lokacione të ndryshme në Gjakovë ku po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, të cilat kohë më parë janë ndaluar me ligj.
Policia ka arrestuar tetë të dyshuar I. B. 43-vjeç, B. M. 26-vjeç, V. P. 38-vjeç, A. Sh. 30-vjeç, E. N. 31-vjeç, J. B. 39-vjeç, L. A. 27-vjeç dhe G.A. 30-vjeç.
Si prova materiale përkohësisht janë sekuestruar dëshmi relevantë që do përdoren në procedura të mëvonshme gjyqësore. Të dyshuarit, pas intervistës, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë. /Ballkani.info/