Në kohën kur punëtorët e Telekomit janë duke protestuar në hyrje të objektit të Telekomit, Bordi i kësaj ndërmarrjeje është mbledhur në mënyrë urgjente për të marrë një vendim rreth kontratës me Z-Mobile, të cilës nesër i skadon afati.
Kryetari i Federatës Sindikale të PTK-së, Lahmi Balaj ka thënë për Buletinin Ekonomik se janë duke pritur rezultatet e këtij takimi, të cilat për Sindikatën kanë të bëjnë vetëm me mosvazhdimin e kontratës me Z-Mobile.
“Presim nga Bordi anulimin e kontratës me Z-Mobile. Do të presim deri nesër kur do ta kemi edhe një protestë massive”, ka thënë Balaj.
Ndryshe, kontratës se shumë përfolur mes Telekomit dhe Z-Mobile i skadon afati nesër, përkatësisht me 30-tin. /Buletini Ekonomik/