BQK ‘kritikon’ Trustin për humbjen e 84 milionë eurove të pensioneve

Viti 2018 ka qenë ndër më të rëndit për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Mbi 80 milionë euro të pensioneve humben, si rezultat i kthimit negativ në investime, përcjell Buletini Ekonomik.

Për këtë çështje është deklaruar Banka Qendrore e Kosovës, në raportin e stabilitetit financiar, të publikuar së fundi.

Viti 2018 në tregjet financiare në SHBA u karakterizua si një vit i luhatjeve ekstreme dhe përkundër kësaj pati ekspozim të lartë nga ana e Trustit në raport me investimet.

Reklama e sponzorizuar

Raporti i BQK-së thotë se deri tek kjo përfomancë negative erdhi si pasojë e ekspozimit të lartë të investimeve në një kohë jo të favorshme për investime në tregjet botërore.

“Ekspozimi i lartë i sektorit pensional ndaj dinamikave të jashtme si pasojë e pjesëmarrjes së lartë të investimeve jashtë, u përkthye në kthimin negativ bruto nga investimet në fund të vitit 2018”, thuhet në raport, derisa

Sipas BQK-së, rritja e inmvestimeve nga Trusti në intrumente financiare kishte ndodhur në një kohë të mosmarrëveshjeve tregtare në mes SHBA-së dhe Kinës, indikacioneve për ngadalësim ekonomik global, rritjes së mëtutjeshme të normës bazë nga Rezerva Federale, pasiguritë lidhur me rritjen potenciale të inflacionit dhe gjendjes politike brenda SHBA-ve si dhe jashtë saj.

“Sektori pensional shënoi performancë negative financiare në vitin 2018 si rezultat i kthimit negativ në investime, përderisa kontributet e reja vazhduan të rritën. FKPK kishte kthim negativ prej 84.7 milionë euro gjatë vitit 2018 krahasuar me kthimin në investime prej 102.6 milionë euro në vitin 2017”, thuhet në raport.

Për pasojë, FKPK mbylli ditën e fundit të vitit 2018 me çmim më të ulët të aksionit krahasuar me vitin paraprak. Konkretisht, çmimi i aksionit zbriti në 1.39 euro në krahasim me 1.46 euro në dhjetor 2017. /Buletini Ekonomik/