Një vajzë është dënuar nga polici me 100 euro gjobë, se ka qesh me zë në qytet!
Sipas vajzës së dënuar, derisa ajo ka qenë duke pritur një taksi me një shoqe, duke qeshur dhe biseduar, zyrtari i policisë me uniformë i është afruar:
“Polici: Çka po kesh kshtu ?
Une: A seriozisht po m’pyte ?
Polici: Je tu kesh shumë , mos kesh!
Une: Me çka po e matë që po keshi shumë?
Polici: Me vesht e mi!”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social, Facebook.