Është shtyrë edhe për një kohë afati për pagesën prej 25 milionë euro që Telekomi i Kosovës duhet ta kryejë ndaj Z-Mobile, në bazë të vendimit të Arbitrazhit.
Kryetarja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri-Berisha, ka thënë për Buletinin Ekonomik se Telekomi e ka ankimuar lëndën tek përmbaruesi dhe tash çështja është në gjykatë.
Përkundër kësaj, ajo ka thënë se kjo pagesë në asnjë mënyrë nuk ka gjasa që t’i kryhet Z-mobile.
“Nuk kemi pare. Nuk ka shanca me u bo kjo pagesë”, ka thënë Shatri Berisha, derisa ka përsëritur se lënda është në gjykatë, dhe se pret një vendim në favor të Telekomit.
Ndryshe, dje, Bordi i Telekomit mori vendim që të mos i vazhdohet kontrata Z-mobile për operim në tregun e telekomunikimeve. /Buletini Ekonomik/