Merret vendimi: Shteti i liron nga të gjitha tatimet invalidët e luftës

Nga sot, të gjithë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, që hyjnë në kategorinë e invalidëve të luftës, janë liruar nga të gjitha tatimet e shtetit, përcjell Buletini Ekonomik.

Ministria e Financave njofton se ministri Bedri Hamza ka nënshkruar sot Udhëzimin Administrativ MF-NR. 003/2019 për procedurat e realizimit të të drejtave në lehtësimet doganore dhe tatimore për invalidët e luftës. Ky udhëzim ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe kushteve të realizimit të të drejtave për lirim nga detyrimet importuese për kategorinë e invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

“Në bazë të këtij udhëzimi pjesëtarët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët e kanë statusin e invalidit të luftës të njohur nga institucionet e Republikës së Kosovës, me shkallë të invaliditetit nga grupi një deri në shtatë, lirohen nga çdo lloj tatimi dhe takse doganore për importimin e veturës speciale dhe pajisjeve ortopedike për përdorim personal të invalidit të luftës”, sqaron kjo ministri përmes një komunikate për media. /Buletini Ekonomik/