Në mungesë të tregut, fermerët e Krushës së Madhe i shkatërrojnë mijëra tonë lakra

Hasan Selmanit nga Krusha e Madhe këtë vit i ka shkuar dëm puna për kultivimin e lakrës.

Rreth 15 ari të mbjella me lakër i janë dëmtuar pasi nuk po arrin t’i shesë ato.

Me të njëjtin problem po ballafaqohet edhe fermeri Hashim Duraku, raporton KTV.

Reklama e sponzorizuar

Ai thotë se pavarësisht çmimit të ulët, perimet vendore nuk po kanë përkrahjen e duhur.

Përfaqësuesi i fshatit ankohet që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë asnjëherë nuk iu përgjigj kërkesave të fermerëve.

Televizioni gjatë ditës lidhur me këtë ka pyetur Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë por nuk ka marrë përgjigje.