Vetëvendosje kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Telekom

“Falimentim me paramendim”, kështu e quan deputeti i VV, Glauk Konjufca situatën e krijuar në Telekomin e Kosovës.

Derisa Tekelomi vazhdon të përballet me borxhe, përfituesit nga PTK nuk ndalen. Konjufca thotë se përfituesit me të mëdhenj të telekomit janë anëtarët e PDK-së e deri tek frizerët e grave të menaxherëve.

“Prej telekomit ka përfituar Moinaku, PDK, kanë përfituar frizeret e grave të menaxhereve pra prej telekomit nuk po fiton vetëm Kosovë të gjithë këta po fitojnë miliona e telekomi është i shytur në borxhe”.

Reklama e sponzorizuar

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që në Telekomin e Kosovës të shpallet gjendje e jashtëzakonshme duke shtuar se qeveria ka vetëm në plan privatizimin e tij më një çmim shumë të ulët.

“Tash qeveria e ka veç një plan për telekomin e ka privatizimin e telekomit. Atëherë këtu e kemi edhe një radhe të gjatë të pritjes për korrupsion”.

“Ne bëjmë thirrje sa më parë që në telekomin e Kosovës te shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Instruksionet e miratuar sot një vjet në Kuvendin e Kosovës përmes një rezolute për telekomit të zbatohen”./Arbresh.info/