Shumë pronarë të bizneseve të vogla duan të rrisin kompanitë e tyre, dhe duan ta bëjnë këtë sa më shpejt. Por nëse nxitoni në rritje pa një plan, rrezikoni të humbni gjithçka që keni punuar kaq shumë për ta ndërtuar.
Merrni shembull një kompani në SHBA, që shiste produkte të akullores. Ajo punësoi shumë punonjës dhe bleu shumë pajisje para se të kishin të ardhurat ose kapitalin fillestar të duhur dhe kompania falimentoi në vetëm disa vite.
Për të mos bërë gabime të ngjashme, vini re këto 5 këshilla për zgjerimin e biznesit tuaj të vogël në mënyrën e duhur.
- Zhvilloni një kulturë të kompanisë. Një kulturë e fortë e kompanisë është ajo që do ta mbajë ekipin tuaj të biznesit të vogël gjatë kohërave të rritjes eksponenciale. Nëse nuk jeni i sigurtë se nga duhet të filloni, pyesni veten dhe ekipin tuaj pyetje të tilla si:
• Pse ekziston kompania jonë?
• Pse e bëjmë atë që e bëjmë?
• Në çka beson kompania jonë?
• Cilat janë vlerat tona?
• Ku duam që kompania jonë të shkojë, pra cili është vizioni i kompanisë sonë?
Kur punonjësit ndjehen të lidhur me kompaninë tuaj, ata do të kenë më shumë mundësi të rrijnë me ju edhe në kohëra të vështira. Plus, një kulturë e fortë e kompanisë në të vërtetë mund të tërheqë klientë të rinj në biznesin tuaj, prandaj jeni konsistent dhe tregoni vlerat e kompanisë në çdo vend, duke përfshirë faqen tuaj të internetit, platformat e mediave sociale, materialet e marketingut, etj.
Kur audienca juaj e synuar mund të shohë vlerat prapa kompanisë suaj, ata mund të lidhen me biznesin tuaj në një nivel më të thellë.
2.Punësoni njerëzit e duhur.
Faza e marrjes në punë është kritike për të rritur biznesin tuaj me sukses. Është e rëndësishme të merrni kohën tuaj dhe të gjeni njerëzit e duhur për secilën pozitë. Bëni kështu dhe gjërat do të ecin me shpejtësi. Punësoni njerëzit e gabuar dhe e gjithë puna juaj e vështirë do të shkatërrohet.
Për të shmangur problemet, konsideroni rekrutimin e njerëzve bazuar në aftësitë dhe përvojën e tyre teknike. Ju gjithashtu duhet të analizoni nëse ata i përshtaten kulturës së kompanisë tuaj. Për shembull, ju mund të pyesni një kandidat se si ata interpretojnë vizionin e kompanisë tuaj për të parë nëse ata do të mund të funksionojnë mirë me ekipin tuaj.
3. Përqendrohuni në inovacionin … në vendet e duhura.
Kur zgjeroni biznesin tuaj të vogël, ju mund të tundoheni të shpenzoni një grumbull parash për të përmirësuar produktin tuaj ose krijimin / ofrimin e më shumë produkteve. Përkundrazi, përqendrohuni te inovacioni në fusha të tjera. Ja një shembull, provoni të përmirësoni mënyrën se si i fitoni klientët e rinjë ose të adoptoni një teknologji të re si ‘live chat’ në faqe për të përmirësuar shërbimin tuaj ndaj klientëve. Inovacioni i proceseve tuaja aktuale do të marrë më pak nga resurset tuaja, dhe është thelbësore kur rritet baza e klientëve tuaj. Pasi të keni arritur më shumë stabilitet, atëherë mund të mendoni për prezantimin e produkteve të reja.
4.Ndërtoni brendin tuaj.
Kur një konsumator shikon logon tuaj, fushatën reklamuese, paketimin e produktit ose sloganin, ju dëshironi që ata të jenë në gjendje ta njohin atë si kompaninë tuaj. E gjithë kjo varet nga ndërtimi i brendit tuaj. Merrni si shembull sloganin “Just do it”. Kur konsumatorët dëgjojnë atë frazë, ata menjëherë e dinë se kush qëndron prapa saj.
Biznesi juaj i vogël mund të mos jetë në gjendje të arrijë nivelet e Nike menjëherë, por prapë mund të punoni për t’u bërë një markë e njohur në mesin e audiencës tuaj të synuar.
Një mënyrë e thjeshtë për ta bërë këtë është të filloni më shpesh të postoni në mediat sociale. Sa më shumë herë që konsumatorët ju shohin në internet, aq më lehtë do t’ju kujtohet kompania juaj.
5.Mos i harroni klientët ekzistues.
Shumë pronarë të bizneseve të vogla përqendrohen shumë në marrjen e klientëve të rinj dhe jo sa duhet në mbajtjen e atyre që kanë tashmë. Në fakt, sipas statistikave nga trendet e bizneseve të vogla, vetëm gjashtë përqind e bizneseve të vogla përqendrohen në mbajtjen e klientëve ekzistues.
Për t’i bërë klientët tuaj ekzistues të ndjehen të vlerësuar, konsideroni të krijoni një anketë të matjes së ‘kënaqshmërisë’ për të kuptuar më mirë klientët tuaj.
Ju mund të kuptoni çka ju pëlqen klientëve momentalisht në biznesin tuaj, çfarë mund të përmirësoni, dhe cilat janë dëshirat e tyre për të ardhmen.
Pastaj ju mund t’i përdorni gjetjet e anketës në përmirësimin e biznesit tuaj, dhe rritjes së kënaqshmërisë së klientëve. Në fund të fundit, klientët të cilët janë të kënaqur me biznesin tuaj do të kenë më shumë të ngjarë të shpenzojnë më shumë para dhe t’ju rekomandojnë tek familjet dhe miqtë e tyre.
Çka ju mbetet juve….
Zgjerimi i biznesit tuaj të vogël është emocionues, për aq kohë sa ju nuk gaboni me hapa.
Nëse e keni përpara një plan, atëherë ju do të jeni në gjendje të qëndroni të vërtetë me vlerat tuaja, të mbani punonjësit tuaj më të mirë, të lini përshtypje të mira te klientët tuaj dhe të fitoni klient të ri.
Të gjitha këto kontribuojnë në recetën për krijimin e një biznesi të suksesshëm. (Marrë nga Forbes) /Buletini Ekonomik/