AGK: Ftesa e policisë ndaj gazetarit Parim Olluri, skandaloze

Ftesa që i është bërë Parim Ollurit, Drejtorit Ekzekutiv të Portalit INSAJDER, nga Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor “QENDRA” në Prishtinë, për tu paraqitur ose në të kundërtën do të arrestohet, për AGK është e papranueshme.

Sipas një postimi të bërë nga Olluri në rrjetin social Facebook, kjo ka të bëjë me një shkrim të publikuar nga ai për Gani Gecin.

Shkrimet në media, të cilat për individ apo institucione të caktuara mund të konsiderohen shpifje, nuk mund të trajtohen ndryshe, vetëm sipas Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes (Nr. 02/L-65).

Reklama e sponzorizuar

Urdhri policor për gazetarin Parim Olluri është një masë ekstreme e veprimit të një institucioni publik i cili i tejkalon kompetencat dhe mandatin e vet ligjor.

Andaj, AGK kërkon nga Policia e Kosovës të tërheq ftesën për paraqitje në stacion policor, si dhe sqarim publik nga Drejtori i Përgjithshëm për arsyet pse ka ardhur deri në këtë situatë.

No photo description available.