Administrata Tatimore e Kosovës njofton se sot i janë bashkuar 20 inspektorë tatimorë, të cilët kanë zyrtarizuar pozitën e tyre duke nënshkruar kontratat e punës.
Me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës. Ilir Murtezaj, u uroi mirëseardhje për inspektorët e rinj, duke kërkuar nga ta që të japin kontributin e tyre në realizimin e misionit të ATK-së, me theks të veçantë trajtimin korrekt dhe të njëtrajtshëm të tatimpaguesve, transmeton kp.
Njëherësh, Murtezaj potencoi se procesi i rekrutimit ka qenë një proces i drejt dhe transparent, ku përzgjedhja e kandidatëve është bërë në bazë të kritereve të parashtruara me konkurs.
Vlen të theksohet, se ATK në vazhdimësi ka pasur një numër jo të mjaftueshme të inspektorëve tatimor, për të mbuluar të gjitha aktivitetet e planifikuara, andaj këta inspektorë do të jenë vlerë shtesë në arritjen e objektivave.