Kosova vërshohet nga mërgimtarët, rreth 80 mijë pasagjerë veç për një javë

Fillimi i muajit gusht e ka ‘goditur’ aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës me një valë të madhe udhëtarësh.

Gjatë javës së parë të këtij muaji është shënuar 18.7% rritje e pasagjerëve, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Aeroporti ka mirëpritur një mesatare prej 11 mijë e 420 udhëtarë në ditë ose gjithsej 79 mijë e 937 pasagjerë në 521 fluturime midis datave 1 dhe 7 gusht.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa gjatë 7 muajve të këtij viti, aeroportin e Prishtinës e kanë shfrytëzuar 1 milion e 338 mijë e 994 udhëtarë.