Në vendimin për suspendim nga puna që kompania Limak u ka dërguar dje punëtorëve grevistë nuk përmendet asnjë arsye e vetme se përse po e merr këtë masë.
Në shkresën e Limak-ut, të cilën e ka siguruar Buletini Ekonomik thuhet vetëm se kjo masë është marrë me vendim të zyrtarit të sigurisë së Aeroportit.
“Me vendim të zyrtarit të sigurisë të Aeroportit, punëtorëve në vijim u është ndaluar qasja në Zonat e Kufizuara të Sigurisë dhe u janë pezulluar edhe ID Kartelat e Aeroportit”, thuhet në letrën që menaxhmenti i Limak u ka dërguar departamenteve brenda Aeroportit.
Në këtë letër figurojnë edhe emrat e punëtorëve që u suspenduan nga puna për shkak të grevës, që po mbahet nga Sindikata e Aeroportit. Punëtorët po kërkojnë kushte më të mira në Aeroport. /Buletini Ekonomik/
Kjo është lista: